Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vulë për në burg: Si u arrestuan katër policë në Kapshticë pa prova konkrete

    Aktualitet June 9, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Xhensil Shkëmbi

    Katër efektivë policie u arrestuan dje në pikën kufitare të Kapshticës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Midis tyre, një shef turni me mbi 30 vite përvojë të pastër në shërbim. Të gjithë, pa asnjë masë disiplinore në karrierë. Të gjithë, pa asnjë provë që i lidh me veprimtari kriminale. Faji? Vulosën pasaportën e një personi i cili, sipas AMP, ishte nën hetim për trafik droge.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Por çfarë dinin këta policë? A kishin dijeni për përmbajtjen e mjetit? Jo. A ishin vënë në dijeni se personi po ndiqej nga AMP që prej Pogradecit? Aspak. A ka ndonjë provë që të tregojë bashkëpunim apo favorizim nga ana e tyre? Deri tani, asnjë.

    Burime të besueshme shprehen se oficeri i AMP kishte kontaktuar më herët shefin e doganës së Kapshticës për automjetin që do të mbërrinte me drogë. Kishte pra informacion të plotë. Dhe që të bëhej kontrolli, pasaporta duhej të vulosej më parë – një veprim teknik dhe rutinë për çdo kalim kufitar. Por kjo vulë, që ishte kusht për veprimin e AMP, sot përdoret si justifikim për të prangosur efektivët që, në fund të ditës, vetëm sa zbatuan detyrën.

    A ishte kjo një nevojë e mirëllogaritur për të prodhuar një “lajm të madh”, edhe në kurriz të atyre që s’kanë lidhje me krimin?

    Dhe nëse nesër këto arrestime dalin të paligjshme, a mban përgjegjësi AMP dhe Prokuroria për dëmin që u shkaktoi këtyre policëve dhe familjeve të tyre?

    Dhe pavarësisht se nesër ndoshta do të lirohen, siç gjithçka lë të kuptohet, dëmi është bërë. Jo vetëm për ta personalisht, por për të gjithë trupën policore. Çfarë mesazhi u jepet policëve të ndershëm që zbatojnë rregulloren çdo ditë? Se edhe kur je korrekt, mund të përfundosh në pranga?

    A ka shkuar Prokuroria në Kapshticë? Apo gjithçka është mbyllur me një telefonatë nga Tirana? Kush mban përgjegjësi për pasigurinë që mbillet brenda vetë institucioneve të sigurisë?

    Rasti nuk është i pari. Më shumë se 60 efektivë policie janë proceduar nga AMP gjatë viteve të fundit, për të dalë më pas të pafajshëm. Mjafton të përmendim rastin e K.P, ish-oficer i proceduar nga AMP vite më parë, që sot është një prej drejtuesve të lartë në Policinë Rrugore. Pra, si ka mundësi që një agjenci që duhet të garantojë standarde, po kthehet në burim frike dhe pasigurie?

    Institucionet që kontrollojnë rendin nuk mund të veprojnë me dy standarde. Nuk mund të ndëshkojnë profesionistët vetëm sepse kanë qenë në detyrë, pa prova e pa fakte. Drejtësia nuk është “show” dhe nëse është kthyer në të tillë, atëherë jemi përballë një krize më të madhe sesa një makinë me drogë.

    Deri kur policët që punojnë me ndershmëri do të përdoren si fasadë për të fshehur paaftësinë e vërtetë të hetuesve?

    Deri kur një vulë do të mjaftojë për të rrënuar një karrierë?

    Por një pyetje tjetër e rëndësishme mbetet pa përgjigje: a është me të vërtetë shoferi, që merret me ngarkim-shkarkim në Pogradec, i vetmi autor i ngarkesës me drogë? Apo po flasim për një rrjet më të gjerë që qëndron pas tij, ndërsa përgjegjësia i lihet vetëm një “peshku të vogël”? Kush e furnizoi? Kush e organizoi itinerarin? Pse nuk është bërë publike asnjë tjetër ndalim apo hetim paralel?

    Dhe më tej, a është ky një veprim i izoluar nga AMP, apo pjesë e një shërbimi ndaj dikujt më lart në Tiranë? A jemi përballë një lufte për kontrollin e territorit institucional dhe vendimmarrjes operacionale? Kur arrestimet selektive bëhen pa transparencë dhe në mënyrë të dyshimtë, lind dyshimi i ligjshëm: a përdoret drejtësia për interesa të tjera, larg interesit publik?

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Arrestime Kapshticë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.