Xhakolli e ka mundur kundërshtarin në fshatin e tij Starovë dhe i ka transformuar totalisht rezultatin në njësinë Buçimas duke marrë 1300 vota më shumë se PD. Buçimasi gjithonë ka dominuar e djathta.
50 kuti janë numëruar nga 106.
Ka përfunduar njësia administrative Buçimas, njësia Çërravë, njësia Dardhas dhe 1/3 e qytetit.
Xhakolli kryeson me rreth 4000 vota plus.
Pogradeci, pushim që prej orës 5 të mëngjesit, vetëm një grup numëruesish ka vazhduar deri në 7 të mëngjesit me numërimin e votave.
Sipas kryetarit të KZAZ nr. 69 Kleonard Krasta po priten grupet e tjera të punës për të vijuar më pas me numërimin.