Për të 18-in vit me radhë në Pogradec zhvillohet festivali mbarëkombëtar “Xinxifilo”, një festival kukullash që ka përfshirë trupat më të mira shqipfolëse, të cilat për 4 ditë do të sjellin në skenën e teatrit në qendrën kulturore për fëmijë shfaqjet e tyre më të mira lidhur me botën e fëmijëve.
Ertan Kamolli, drejtor i festivalit si dhe regjisori vlonjat Eduard Selimi thanë se kukullat kanë arritur të tërheqin vëmendjen e fëmijëve edhe në kushtet kur teknologjia mbetet kërcënim për të tilla shfaqje.
Edhe për regjisorët Merita Smaja, Hysen Mullajonuzi dhe Muhamed Hajdari, shfaqjet e kukullave mbeten të dashura për gjithë grupmoshat e fëmijëve.
Gjatë 4 ditëve të festivalit aktorët dhe regjisorët që janë pjesë e “Xinxifilo” do të zhvillojnë biseda të ndryshme me fëmijët me qëllim afrimin e tyre tek bota e kukullave dhe jo e teknologjisë