Zbardhet ngjarja e rëndë në Korçë.
Burime bëjnë me dije se policia ka arritur të identifikojë dhe kapë autorin e përleshjes me të moshuarin. Pista e grabitjes ka rënë totalisht poshtë, pasi sipas hetimeve ka rezultuar se në gjendje të dehur, dy personat janë konfliktuar në banesë me njëri tjetrin për motive të dobta.
Edhe autori mësohet se është i lënduar, por paraqitet pa probleme për jetën.
Gjithashtu mësohet se autori është shok me të moshuarin, me po të njëjtën moshë si i plagosuri.
Sipas burimeve, ai është gjetur në banesën e tij, me dëmtime trupore por jashtë rrezikut për jetën. Ka deklaruar para uniformave blu se kanë pirë brenda banesës, dhe janë zënë pa asnjë shkak konkret.


