Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, në Durrës ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku.
Ambienti është në emër të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


