Evropa Juglindore vazhdon të përballet me atë që ekspertët po e quajnë “stuhi të nxehti”. Vala e të nxehtit që ka goditur Europën dhe Shqipërinë do të vijojë përgjatë gjithë javës me temperatura që kërcënojnë të thyejnë rekorde. Temperaturat e larta në Shqipëri, shtojnë rrezikun për zjarre.
Nisur nga këto fakte edhe personeli i Bashkisë Korçë ka marrë masa për parandalimin e zjarreve.
Ja çfarë na bën me dije kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo;
- Përfunduam takimet ndërgjegjësuese me banorët e barinjtë edhe në njësitë Bulgarec dhe Voskop, për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve të mundshme në pyje dhe kullota.
- Si rezultat i monitorimit të terrenit dhe zonave me risk të lartë nga personeli i caktuar në detyrë, situata nga zjarret ka qenë e mirë dhe nuk kemi pasur raste problematike në gjithë territorin e bashkisë.
- I gjithë personeli do të jetë në gatishmëri të plotë për çdo rast rënie zjarri, ndërkohë që ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve të tregojnë kujdes në këtë periudhë më temperatura të larta!