Pas ditësh të mbushura me përpjekje intensive për përballimin e flakëve në disa zona të Qarkut të Korçës, situata është rikthyer në normalitet.
Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka më vatra aktive në Parkun Kombëtar të Prespës, në Bashkinë e Pustecit, ku për disa ditë me radhë u përqendrua vëmendja e strukturave të mbrojtjes nga zjarri. Zona është aktualisht e sigurt dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme për të shmangur çdo rrezik të ri.
Edhe në pjesët e tjera të qarkut, zjarret janë neutralizuar plotësisht. Forcat zjarrfikëse dhe ato të emergjencës civile mbeten në gatishmëri, duke vijuar patrullimet dhe kontrollet për të garantuar sigurinë e territorit.


