Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Zjarret në Qarkun Korçë, situata nën kontroll në Dishnicë, Vernik dhe Goricë

    Aktualitet July 23, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prefektura e Qarkut Korçë ka dhënë informacionin më të fundit mbi situatën e zjarreve në territor, ku falë ndërhyrjes së koordinuar të strukturave vendore dhe mbështetjes së forcave ushtarake, disa vatra janë neutralizuar ose mbajtur nën kontroll.

    Në fshatin Vernik, njësi administrative Qendër Bilisht, Bashkia Devoll, zjarri është neutralizuar. Terreni vijon të monitorohet nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë me një mjet zjarrfikës dhe tre efektivë të MZSH.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndërkohë, në zonën e Dishnicës, zjarri paraqitet me intensitet të ulët dhe nuk ka pasur përhapje të re. Puna për neutralizimin e tij vijon, pavarësisht erës që e vështirëson ndërhyrjen. Prej orës 05:00 të mëngjesit janë angazhuar në terren: dy mjete ushtarake dhe 31 forca ushtarake; një mjet zjarrfikës dhe pesë efektivë të MZSH; tre mjete të Njësisë Administrative Bulgarec me 35 forca; si dhe dy mjete pyjore me dhjetë punonjës të shërbimit pyjor.

    Zjarri është drejtuar drejt jugut të kishës së Shën Marenës, në drejtim të fshatit Barç, përgjatë grykës. Në këtë zonë po punojnë njëkohësisht ushtarët, forcat pyjore dhe ato të Nj.A. Bulgarec për të mbajtur situatën nën kontroll. Sipas drejtuesve të operacionit, situata është aktualisht e qetë dhe optimizmi për neutralizimin përfundimtar të vatrës gjatë ditës është i lartë, në varësi të kushteve të erës që pritet të intensifikohet pas orës 11:00.

    Një tjetër rast u raportua gjatë natës në fshatin Goricë, Bashkia Pustec, ku zjarri ra në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Falë njoftimit të shpejtë nga stacioni i Goricës dhe reagimit në kohë të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Pustec, zjarri u izolua dhe neutralizua pa shkaktuar rrezik të mëtejshëm. Zona po vijon të monitorohet për të shmangur riaktivizimin.

    Autoritetet lokale theksojnë se angazhimi në terren do të vijojë deri në shuarjen e plotë të vatrave dhe garantimin e sigurisë në të gjitha zonat e prekura.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Prefektura qarku Korçë sitiata slide Zjarre
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025

    Parashikimi i motit për 2 tetor – Qarku Korçë

    October 1, 2025

    Niko Peleshi reagon pas vendimit për Dritson Kurtin: Drejtësi me përgjegjësi shoqërore

    June 17, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.