1 Maji, asnjë protestë në Korçë, opozita ende “në gjumë”
Në të gjithë botën 1 Maji vlerësohet si dita e të drejtave të punëtorëve ndërsa në Shqipëri jemi mësuar tejet ndryshe, duke festuar, edhe pse përgjatë viteve të tranzicionit politik dhe demokratik këto të drejta janë mohuar nga çdo qeveri.
Por përtej retorikës së ankimit dhe vuajtjes ajo çka është irrituese është heshtja e opozitës në Korçë. Dy parti politike të cilat kërkojnë të vijnë në pushtet, të cilat supozohet të mbrojnë punëtorin, individin e thjeshtë preferojnë të merren me fushatë boshe dhe me vjedhje programesh sesa me sensibilizime dhe ndërgjegjësime mbi një ditë e cila në gjithë botën shënohet nga protesta të mëdha.
Te fala Ledinës që vjedh, të fala Suelës që është analfabete me një gotë raki nga drejtuesi i fushatës së PD në Korçë, Arben Ristani