Një 16 vjeçar nga qyteti i Pogradecit po ndiqet penalisht pasi u kap drejtuar automjetin pa pasur leje drejtimi.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, u kap duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


