Është shpallur në kërkim një adolesht nga fshati Vreshtas i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë. 19 vjeçari, Paolo Pasho, është larguar në drejtim të paditur, por policia po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vijon puna për kapjen e 1 shtetasi, për veprën penale të ngacmimit seksual
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. P., 19 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.