Një 25 vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 52 vjeçari.
Sherri midis tyre dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, 52 vjeçari dyshohet se ka ngacmuar të dashurën e 25 vjeçarit.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Shpallet në kërkim një shtetas për veprën penale të dhunës fizike
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, në një dyqan, dyshohet se ka goditur me grushte një 52-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.