Një i ri nga Korça është arrestuar në flagrancë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.
Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit L. Sh. iu gjet një sasi lënde narkotike hashash, një shumë parash dhe dy aparate celular. Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin e tij.
Njoftimi i Policisë:
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin L. Sh., 27 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.”