Një 33 vjeçare ka hyrë në një pikë karburanti në qytetin e Korçës dhe dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme lekësh, të cilat punonjësi i kishte të xhiros ditore.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetase, për veprën penale të vjedhjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 33 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.09.2023, në lagjen nr. 18, Korçë, ka vjedhur në një pikë karburanti, një shumë lekësh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.