Djegia e mbetjeve të parcelave bujqësore duket se po shkakton probleme te fermerët. Një tjetër person po procedohet penalisht për djegien e barishteve.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për veprën penale të ndotjes së mjedisit
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Psar, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe me bar të thatë dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.