18 vjeçari Nertion Pogoni jeton familjarisht në Francë dhe kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur me prindërit për pushime në fshatin e lindjes, Progër, vetëm pak kilometra larg qytetit të Bilisht.
Rreth orës 22:00 Pogoni se bashku me 4 shokë të tij është nisur nga fshati Progër në drejtim të Bilishtit me një mjet tip “Volvo” me targa franceze.
Nga shpejtësia e madhe në një kthesë të fortë në rrugë dytësore ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë urës.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerët që udhëtonin me të, të gjithë djem të rinj.
Nga spitali i Korçës bëjnë me dije se të 5 të aksidentuarit kanë fraktura të shumta por janë jashtë rrezikut për jetën
Rruga dytësore qe lidh fshatin Progër me aksin nacional Kapshticë – Korçë është e gjitha pa ndriçim dhe pa sinjalistike duke u bërë herë pas here burim aksidentesh, por aksidenti i kësaj nate është me i rendi në këtë rrugë dytësore