Një shtetas 55 vjeçar nga qyteti i Korçës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshprtes së vet. Shkak për këtë veprim ka qenë xhelozia dhe tradhëtia që personi në fjalë dyshonte ndaj bashkëshortes.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Arrestohet 1 shtetas për veprën penale dhunës në familje
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasit E. Z., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.