Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.L., 56 vjeç, banues në Pogradec, pasi me kamionin e firmës ku është i punësuar, ka dëmtuar, gjatë transportimit të disa mbetjeve, murin rrethues të një banese dhe një pjesë të rrugës në fshatin Memëlisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.