Një 64 vjeçar po ndiqet penalisht pasi ka dhunuar banesën e ish-bashkëshortes së vet. Kjo e fundit ishte e pajisur dhe me urdhër mbrojtjeje, por mesa duke y4 nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës.
Njoftimi i policisë;
Qarku Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra të ndryshme penale
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 31.03.2024, në lagjen nr. 10, dyshohet se ka dëmtuar banesën e ish-bashkëshortes së tij (e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe aktualisht ndodhet në Itali) dhe banesën e fqinjëve të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


