Një ngjarje shqetësuese është shënuar në Korçë, ku një 67-vjeçare, me inicialet Zh. Xh., është kafshuar nga disa qen endacakë.
Policisë, e moshuara u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, duke e cilësuar rastin si ngjarje aksidentale.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e episodit dhe për të marrë masat e nevojshme.


