Ekipi i Pogradecit tashmë do të vuajë mungesën e një prej meafushorëve më të talentuar që ka pasur vitet e fundit.
Ildi Shyti ka vendosur që karrierën e tij ta vijojë jashtë Shqipërisë duke siguruar një kontratë me me ekipin e ” Fc Kosova Regensburg”.
Tashmë teknikut të ekipit Samuel Nikaj i është hapur një punë e madhe për të siguruar mesfushën e liqenorëve, të cilët edhe këtë sezon do të luajnë në kategorinë e dytë, me shpresën se do arrijnë të kalojnë në të parën. Pritet që në ekip të ketë afrime të reja por ende nuk ka detaje për to, ndërsa stafi drejtues edhe pse dështoi të ngjitej në kategori të parë është rikonfirmuar.
Postim;
Mesfushori i talentuar dhe me një kontribut të madh në futbollin pogradecar vendos ta vazhdojë karrierën në Gjermani.
Ai tashmë është bërë pjesë e “Fc Kosova Regensburg”
Faleminderit dhe suksese Ildi Shyti!


