Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tregimi i së dielës – nga Agim Xhafka; “Shoku i Diellit”

    Kulturë August 13, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    SHOKU I DIELLIT

    Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngjethëse,me dramacitet të fortë,e kam të ngulitur thellë në mendje. Kam qënë 5 vjeç atë mot. Trazovaç i paparë,kështu më quante gjyshja. Derisa një ditë vura në alarm gjithë mëhallën.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në Korçë çdo fillim vere riparoheshin gropat e rrugëve. E në krye të tyre vendoseshin fuçi mbushur me zift. U vihej një zjarr poshtë e kur llokoçiste vala e merrnin me garuzhde të mëdha dhe spërkatnin pjesët e rrugës që do mbushnin. Në një nga këto fuçi,por akoma pa zjarr poshtë se qe mëngjes e punëtorët ende nuk ishin paraqitur në kantier,hypa unë trimi i Alajdinit. Dhe pas dy minutash zifti që ishte si pelte nga moti i ngrohtë më mbërtheu sandalkat. Doja të hiqja një këmbë,rëndoja mbi tjetrën dhe ikja poshtë. E zeza e bitumit si fillim më gëlltiti gishtat,po u ngjitej kyçeve…atëhere nisa ulërimat. I trembur,i pafuqishëm,në ankth e stres. Mbërritën punëtorët ca çaste më vonë.

    Më kapën për ijesh, dhanë forcë për lart,por zifti nuk më lëshonte. Më kafshonte sapo më ngrinin me forcë.Kur mbërriti nëna m’u shtuan lotët e frika. Ajo shkulte flokët e bërtiste:

    • E mjera unë do ngelet djali pa këmbë. Do bëhet si Nerënxa. (Ishte fqinja jonë invalide,me këmbë proteza.)

    Një kalimtar propozoi të ndiznim zjarr poshtë fuçisë. U grumbulluan ca dërrasa dhe…

    • Ndaloni ore,-bërtiti babai.

    Dukej që kishte vrapuar se ballin e kish plot bulëza djerse. Largoi dërrasat me këmbë dhe pasi më përqafoi më rrëzoi në rrugë bashkë me fuçinë.

    • Mos u tremb, bir. Tani jemi bashkë.

    Drejtoi grykën e fuçisë andej nga perëndimi,vuri këmishën e tij poshtë kokës sime dhe u shtri si unë në bulevard. E filloi:

    • Do të të çoj në Pogradec për dy ditë. Do bëjmë not në gjol,bir.
    • Po nuk di not.
    • Do ta mësoj unë,të premtoj.
    • Dua ta shkruaj vetë dhe emrin.
    • Ta tregoj une. I kërkoi nënës laps,letër dhe filluam.
    • Ja kjo është A,ja dhe G,ja I…Pastaj ia nisi vjershës sime “Një zog i vogël rri në fole”.

    Më pas kënduam plot këngë. Dielli më binte në kokë,por e shihja dhe tek sytë e babait. Më tej vura re që kisha rrëshqitur nga fuçia. Kisha dalë në rrugë bashkë me ziftin. Nxehtësia e drekës e holloi pelten e zezë,e la pa dhëmbë. Babai mori një sqepar nga Jani,komshiu i katit të parë dhe hoqi si infermier copat rreth këmbës.

    Pastaj më ngriti lart e veç më shtrëngonte fort. Bashkë me nënën ikëm të lumtur në shtëpi. Sa herë hapej ky muhabet thuhej se mua më ndihmoi dielli. Po pa babain ai nuk bënte dot gjë. Qe mençuria e tij që i tha diellit:

    • Ma shpëto djalin! Shpejt! Tani! E dielli e bëri. Se shoku nuk ia prish shokut…

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Muzikali “Katedralja” në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi” të Korçës

    December 30, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.