Një situatë shqetësuese në qytetin e Korçës vazhdon të mbetet grumbullimi i qenëve të pastrehë. Ata janë të lirë dhe lëvizin në gjithë qytetin duke u bërë dhe problem shqetësues. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur këto kafshë kanë kafshuar njerëz dhe fëmijë.
Irvin Bode e risjell këtë problem duke ironizuar dhe bashkinë se ska ku t’i strehojë.
Ja çfarë shkruan ai në faqen e tij në facebook;
Kjo situata e qenve këtu në Korçë po bëhet vërtet alarmante. Atje në bashta e Shën Mërisë, janë kafshuar plot njerëz, edhe fëmijë. Nga sulmi i qenve janë aksidentuar të moshuar.
Bashkinë e ka zënë halli; Ku ti çojnë? Ku kanë qendra?
- T’i helmojnë, s’ia u mban,
- T’i strehojnë, s’kanë se ku,
- T’i trajtojnë, s’dinë se si,
- T’i kapin, s’kanë me kë, pra;
S’kanë se ku
S’dinë se si
S’kanë me kë dhe më e rëndësishmja që nuk e kanë menduar asnjëherë;
S’kanë me se…
Nga: Irvin Bode


