Skuadra korçare e volejbollit për femra është gati për sezonin e ri sportiv.
Vitin e kaluar korçaret arritën të fitonin gjithë kupat, përveç kampionatit, i cili u rrëmbye në fund nga Tirana.
Këtë vit qëllimi për Orlando Kojën është të rikthejë titullin kampion në Korçë, e për këtë ka kryer një sërë përgatitjesh intensive me lojtaret.
Orlando Koja
Trajner i Skënderbeut – Volejboll
“Objektivat janë duke nisur nga kupat ballkanike, kupa e federatës, kampionati, kupa pavarësia, liga Gjergj Kastrioti, titulli kampion. Të arritshme, po punojmë fort, skuadra është më e kompletuar se vitin e kaluar, ku na munguan disa lojtare zëvendësuese, këtë vit kemi bërë një formacion shumë komplet, besoj se do ja arrijmë qëllimit. Vjet kishim një pasuese, sivjet kemi dy, vjet dy qendra këtë vit kemi 3, vjet dy anësore, këtë vit kemi 3 anësore, pra jemi kompletuar si organikë “
Për të arritur objektivat, skuadra ka kryer një merkato të gjerë, duke sjellë lojtare te huaja kryesisht por e shqiptare për të plotësuar pankinën korçare.
E tillë është dhe kosovarja e cila la Amerikën për të provuar një eksperiencë të re në kampionatin shqiptar të volejbollit.
Zyla Kadriu
“pas eksperiencës 4 vjeçare në USA kisha dëshirë të rifilloja karrierën time si profesioniste në trojet shqiptare, në Kosovë apo Shqipëri. Mirëpo erdha këtu tek Skënderbeu sepse dihet suksesi i këtij ekipi, eksperienca dhe profesionalizimi i trajnerit. Tani kam dy javë këtu, po stërvitemi dy herë në ditë, vajzat janë shumë të mira e kanë qenë javë të bukura. Shumë punë e disiplinë “
Kundërshtari kryesor i korçarëve mbetet Tirana, skuadra e cila sezonin e kaluar do të fitonte titullin kampion vetëm në finalen e fundit


