Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Europiani U-21 / Fitore e çmendur! Shqipëria përmbys Rumaninë dhe merr fitoren e dytë në grup!

    Sport September 12, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria U-21 luajti sot ndaj Rumanisë U-21 ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Europianit të kësaj grup-moshe, duke triumfuar me rezultatin 3-2 pas një ndeshjeje të mbushur me emocione.

    Formacioni i Shqipërisë: Klidman Lilo, Behar Ismaili, Ermis Selimaj, Adrian Bajrami, Ajdi Dajko, Arda Kurtulan, Medon Berisha, Arlind Rexhepi, Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi, Geralb Smajli.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Minutat e para janë shumë të balancuar me të dyja skuadrat që qarkullojnë topin, por nuk arriijnë të krijojnë raste të pastra për shënim. Në minutën e 14-të Borza i Rumanisë ka një mundësi për gol shumë afër portës, por gjuan jashtë. Janë sërish rumunët që i afrohen rrezikshëm portës kuqezi me gjuajtjen e kapitenit Munteanu nga distanca që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën pingule. Pjesa e parë mbyllet me një barazim 0-0 pa shumë raste të pastra për shënim.

    Pjesa e dytë nis shumë vrullshëm me Rumaninë që zhbllokon rezultatin me anë të Grameni, i cili godet saktë në zonë pas një krosimi nga e djathta duke e depozituar topin në rrjetë. Kombëtarja U-21 reagon menjëherë një minutë më pas kur pas një krosimi nga e djathta në qendrë të zonës Arda Kurtulan godet dhe topi përplaset në traversë. Buxhelaj i ndodhur aty pranë provon fare afeër portës, por një nga mbrojtësit rumun largon topin në vijnë fatale. Shqipëria U-21 hidhet e gjitha në sulm dhe bën presion të lartë, duke iu afruar sërish golit, këtë me Shpendin, gjuajtja e të cilit përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. Trajnerët kanë bërë ndërkohë zëvendësimet e para, duke rifreskuar forcat.

    Pavarësisht përpjekjeve në minutën e 58-të rumunët dyfishojnë. Gjuajtja nga distanca e njërit prej mesfushorëve rumunë grushtohet nga portieri Lilo, por Borza që ndjek aksionin godet saktë dhe shënon.

    Gjithsesi, kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 63-të Berisha jep një top në thellësi për Cristian Shpendin, i cili arrin të godasë portën me topin që pasi devijohet nga një mbrojtës përfundon në rrjetë. Goli u jep zemër kuqezinjve që vazhdojnë të këmbëngulin dhe barazim nuk vonon. Kapiteni Medon Berisha lëshon një predhë nga një distancë e largët me topin që përfundon në trekëndëshëin e portës rumune. Është minuta e 70-të dhe rezultati i fiksuar në shifrat 2-2.

    Tani Shqipëria U-21 beson dhe hidhet e gjitha në sulm. Në minutën 87-të kuqezinjtë zbresin në zonë dhe Stiven Shpendi, jep një pasim të shkurtër për Pajazitin, i cili godet saktë dhe arrin të shënojë për 3-2. Misioni përmbysje realizohet, shpërthen festa në “Elbasan Arena” me kuqezinjtë që më në fund arrijnë të kalojnë në një avantazh të merituar. Në minutat e fundit Kombëtarja shqiptare arrin të menaxhojë mirë lojën, duke marrë kështu tre pikë të rëndësishme, duke u renditur në vendin e parë të Grupit E me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.