36 vite pasi u nda nga largua nga kjo jetë, liriku i dashurisë, Lasgush Poradeci, ende nuk e ka shtëpinë muze në Pogradec. Për ata që e njohën, kjo është e pafalshme ndaj kërkojnë që qyteti ti kthejë sa më parë nderin poetit.
Më 12 nëntor 1987 u shua Lasgush Poradeci ose siç shkruante ai vetë “Fluturoi edhe shtërg i fundit, madhështor me shpirt të gjorë”.
36 vite nga ajio ditë, liriku që i këndoi dashurisë, veç përmendores ende nuk e ka shtëpinë muze në qytetin e lindjes.
Për ata që patën fatin e madh ta njohin fillimisht si Llazar Gusho e më pas si Lasgush Poradeci, kjo është e pafalshme.
Budjon Xhelo: Politikanët kur u duhet e citojnë Lasgushin, nuk kujtohen ti ndërtojnë një shtëpi. Sado të kushtojë, t’ia bëjmë ashtu si e ka pasur, në atë kullën e tij ku e kishte vendin e frymëzimit Lasgushi.
Disa vite me parë gjatë një vizite në Pogradec, Mirela Kumbaro, asokohe Ministre e Kulturës, premtoi hapjen e shtëpisë muze.
Teksa premtimi ka mbetur në letër, bashkëkohësit e lirikut thonë se është koha për t’i kthyer borxhin.
Budjon Xhelo: Duhet të ndihmojë me fonde dhe projektues, i kanë dosjet në Institutin e Monumenteve të Kulturës për ta ngritur, është në nderin e saj. Nuk e bëri në atë kohë, ta bëjë tani. Ti mohosh Lasgushit shtëpinë ku ka lindur!


