Shkolla “Leonik Tomeo” ka reaguar publikisht me një mesazh dhimbjeje pas ndarjes nga jeta të nxënësit 15-vjeçar Alvi Muhaxhiri, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manzë, ku mbetën të vdekur edhe dy të rinj të tjerë.
Reagimi zyrtar i shkollës për humbjen e nxënësit
Përmes një deklarate të publikuar, institucioni arsimor shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit të saj, duke nëvizuar se humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh mes mësuesve dhe bashkëmoshatarëve. “Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi Muhaxhiri”, thuhet në reagimin e shkollës.
Stafi pedagogjik i ka përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së 15-vjeçarit, ndërsa në mesazhin e publikuar theksohet se kujtimi dhe buzëqeshja e Alvi Muhaxhirit do të mbeten gjithmonë të gjalla në ambientet e shkollës “Leonik Tomeo”.


