Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Eksluzive/ Çfarë shkruante Enver Hoxha për Lasgush Poradecin në kujtimet e tij

    Kulturë November 14, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lasgush Poradeci edhe pse jetoi dhe vuajti gjatë sistemit komunist, ai kurrë nuk i shkruajti atij sistemi, por as nuk zgjodhi që ta shante atë publikisht.

    Komunistët ishin futur aq thellë në shoqërinë e Lasgushit, aq sa edhe një shoku i tij i ngushtë, Thoma Angjele e pyeti për komunizmin. Çfarë mendon ti Lasgush për komunizmin?

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me diplomaci ai iu përgjigj: Unë nuk mund të shaj një sistem që populli e pranon dhe e do, mësohet të jetë përgjigjur Lasgushi.

    Megjithatë ashtu si shumë të tjerë, Lasgushi nuk mundi ti shpëtonte “kujtimeve” që Enveri shkruante për ata që takonte.

    Kolibri.al ka arritur të sigurojë se çfarë shkruante Enveri për takimin imagjinar me Lasgushin.

    “Dita e fundit e pushimeve verore në qytetin e këndshëm buzë liqenit të bukur siç e përshkruan këtë poeti Lasgush Poradeci. U interesova për Lasgushin pranë shkoëve të partisë dhe më thanë se është mirë me shëndet. Jam interesuar për të, rron në një shtëpi komode të tij tok me çupën.

    Shokët më thanë se kanë dëgjuar që ka bërë një vjershë për Kosovën. U gëzova. Lasgushin e kam njohur që para lufte, kur isha profesor në gjimnazin e Tiranës, më kish ftuar dy herë në dhomën e tij të thjeshtë e pa zjarr dhe me një velenxe në krah më kish lexuar disa nga vjershat e tij të bukura të asaj kohe.

    Më kujtohet se krijimet e tij i përpunonte në mënyrë metikuloze. Ishte ca pesimist në jetë, por jo në vjershat e tij. Ai ishte i dëshpëruar nga regjimi i Zogut ndaj preferonte të jetonte i vetmuar. Dikur dilte dhe bashkohej me ne. Mbante një borsalinë të vjetër dhe një pardesy të palosur. Ishte edhe shëndetlig, poeti ynë i mirënjohur.

    Këto kujtime të miat ua tregova edhe shokëve drejtues të Pogradecit, duke iu lutur atyre që të mos e zvogëlojnë interesimin për të, për shkrimtarët dhe poetët e rinj të rrethit. Ti japin të falat e mia Lasgushit dhe ti thonë që unë do të ruaj kujtimet më të mira për të. Tefta Tashkoja më pat thënë se kish respekt për Lasgushin dhe ajo ka kënduar me atë zë të mrekullueshëm këngë të harmonizuara me vjershat e tij. Duke biseduar me shokët e Pogradecit u rekomandova siç e kam bërë këtë edhe me shokë të rretheve të tjerë, që të përkrahin pa ngurim zhvillmimin e arteve të bukura, të përkrahin talentet, tu nxisin fantazinë, realitetin e bukur të atdheut tonë, të krijojnë pa i komanduar dhe pa i kufizuar në korniza stereotipe frymëzimet e tyre. Të bëjnë një politikë të tillë që të materializojmë në vepra shpirtin dhe ndjenjat e tyre në rrugën e partisë, por jo siç i kërkon ndonjë nënpunës i ministrisë së arsimit e të kulturës pa asnjë shije artistike. Ne duhet të bëjmë që të afirmohen talentet e njerzve tanë, të afirmohen me frymëzim jo të komanduar duke filluar që nga punimet e artizanatit e deri tek parqet e tek lulet”.

    Kjo është letra e kujtimeve të Enver Hoxhës për Lasgushin, mirpo realiteti ishte krejt tjetër pasi Lasgushi jetonte në varfëri ekstreme në Pogradec dhe askush nuk e ndihmonte nga shokët e partisë. Aq sa në 10 vite që Enveri pushonte në Pogradec nuk e ftonte asnjëherë për një kafe në vilat e tij dhe kjo faktohet edhe nga një tjetër fakt, që nuk ka asnjë foto mes Lasgushit dhe Enverit. Lasgushi thoshte;

    “Të ish i mirë komunizmi e bënte gjermani dhe jo sllavi”

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023

    20 fakte për trevën Kolonjë – Leskovik

    December 6, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.