Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Dervish Elmazin/ Pelegrinazh në Gjonç të Kolonjës

    Aktualitet May 22, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Më 22 maj është dita e shënuar që i mbledh të gjithë për të gëzuar dhe festuar bashkë me Dervish Elmazin. Aty në Gjonç, mes bukurisë, freskisë dhe madhështisë së Gramozit.
    Shumë nga kolonjarët që jetojnë larg vendlindjes si në Tiranë apo qytetet e tjera të Shqipërisë caktojnë pushimet e vitit për të qenë të pranishëm në këtë pelegrinazh madhështor.

    Dimër dhe verë, sa herë që kanë hall dhe mall përulen dhe i luten këtij Shenjtori, besimtarë të ardhur nga mbarë Kolonja, por edhe Përmeti, Skrapari, Korça, Devolli, Gjirokastra. Aty në Gjonç, mes bukurisë, freskisë dhe madhështisë së Gramozit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mistike dhe interesante jetësimi i këtij Mekami. Dervish Elmazi thonë se ka qenë nga Mileci dhe shërbente në Tyrben e Konicës rreth pesë orë larg Gjonçit. Në pamundësi të mbërritjes brenda ditës ai qëndronte një natë në Rips ose Gjonç. Në njërën nga këto pushime mbledh të gjithë burrat e fshatit për t’u lënë amanetin shpirtëror.

    – “Nëse më qëllon që të jap shpirt, dua që të prehem këtu”, dhe duke marrë vrull, hedh shkopin që mbante në dorë.

    Jo pak, por 400 metra ka fluturuar ai shkop. Aty ku ra ai, nisën të hapen themelitë e Mekamit. Menjëherë filloi puna në nderim dhe respekt të Dervish Elmazit paçka se me shpirt ata luteshin që jeta e tij të ishte sa më e gjatë dhe ta kishin përherë mysafir në shtëpitë e tyre sepse linte mbarësi.

    Thonë se ndërtimin e tij e ka bërë, mjeshtri më i njohur i kësaj treve për gdhendjen e gurit. Atë natë që ky usta ndjehej i lumtur nga përfundimi i Mekamit dhe bëri gjumin të rehatshëm,i shfaqet në ëndërr Dervish Elmazi. E porosit që Mekami nuk duhet të ketë katër kënde si gjithë ndërtesa e zakonshme por, dymbëdhjetë!

    Ia nis edhe një herë punës me të njëjtin përkushtim deri sa ia mbërriti të realizojë Mekamin e dëshiruar. E çuditshme struktura e këtij kulti të shenjtë. Edhe pse nuk është përdorur lëndë drusore apo hekur, tavani është i harkuar duke qëndruar shumë mirë estetikisht dhe fizikisht.

    Të gjithë gurët e përdorur janë të gdhendur dhe përzgjedhur në zallin e lumit të Prodanit. Në një nga gurët e vendosur në harkun e hyrjes së Mekamit ustai ka skalitur vitin 1939.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kolonje kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.