Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dëshmia/ “Kishte gjak në fytyrë, ia fshiva me kartopeceta”- Egli Proga u dhunua në lokalin e tij, pronari tregon bisedën e fundit me viktimën: Ishte i mërzitur, më tha… Kamera s’regjistronte

    Kronikë August 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Është zbardhur dëshmia e pronarit të lokalit ku dyshohet se u dhunua Eglantin Proga nga autori i dyshuar i krimit, Denis Meçe.

    Ai ka pretenduar se 42-vjeçari Egli Proga ka qenë në gjendje të dehur dhe kur ndodhi sherri ishte në banak.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë”, ka rrëfyer Voltan Shkulaku.

    Ai është shprehur se viktima kishte gjak në fytyrë dhe se në bisedën e fundit që kanë bërë bashkë, Egli i kishte thënë që “jam i mërzitur, do ta mbyll lokalin fare”.

    Dëshmia e pronarit:

    Egli ka ardhur në lokal 10 minuta para ngjarjes. Sapo ka hyrë në lokal ka porositur një birrë dhe është ulur në tavolinën time dhe të shokut tim. Në atë moment i kam dhënë birrën dhe më pas jam ngritur dhe po pastroja në banak. Shpjegoj se Igli kishte konsumuar alkool te lokali i tij, rreth 50 metra më tutje larg timit. Në kohën që unë jam ngritur për të pastruar ai është ngritur dhe ka shkuar në tualetin e lokalit. Nuk jam shumë i sigurt, që sapo ka dalë nga tualeti është ulur në tavolinë apo ka dalë jashtë.

    Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë. Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë ujë, por një nga rruga ka sjellë një bidon. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerr gjuhën jashtë.

    Ai në atë moment nxirrte vetëm shkumë nga goja. Aty ka ardhur ambulanca që e ka marrë dhe e ka çuar në spital, ndërsa unë kam vazhduar te lokali. Kur kam hyrë në tualet kam vënë re se ai kishte nxjerrë aty pasi kishte të vjella. Kam bërë pastrimin e tualetit dhe te lokalit dhe kam bërë mbylljen e lokalit. Isha aty kur ka ardhur policia. Ai ishte vetëm kur ka ardhur te lokali im.

    Ska bërë asnjë lloj debati apo konflikti. Ka ndenjur shumë pak kohë, pasi gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur dhe ka shkuar në tualet. Ai nuk është zënë me njeri aty. Aq pak sa ndenja unë me të ai ishte mërzitur dhe më ka thënë se ;do ta mbyll lokalin fare.

    Nuk kam folur me asnjë nga personat aty pasi më ka zënë gjaku se ai ishte me gjak në fytyrë. Unë ia kam fshirë me kartopeceta dhe nuk kam komunikuar me asnjë deri sa erdhi policia që na ka shoqëruar në komisariat. Kamera që kam unë te lokali, e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare, por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”, tha ai.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.