Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Analizë te Skënderbeu, Gjoka me sytë nga rikthimet

    Sport December 17, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Barazimi me Bylisin në një ndeshje direkte për fundin e renditjes duket se ka lënë shije të keqe tek korçarët që nuk kanë mundur të përfitojnë nga mënyra se si shkoi ndeshja dhe kanë lënë dy pikë të rëndësishme në këtë takim.

    Kjo ka qenë ajo që ka mërzitur më shumë trajnerin Ernest Gjoka, i cili menjëherë pas këtij takimi nuk ka humbur kohë dhe ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Elbasanit që do të luhet sërish në Korçë. Në planin e punës së trajnerit kryeqytetas gjithçka ka nisur me një analizë me grupin e lojtarëve të cilëve u ka vënë në dukje gabimet e shumta në finalizim dhe në menaxhimin e rezultatit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sidomos në prapavijë Gjoka ka pasur kritika për të tijat duke i kërkuar që të jenë më të vëmendshëm dhe të shmangin daljet në aventurë gjatë 90 minutave të takimit. Më pas trajneri ka dashur të rimëkëmbë moralin e lojtarëve duke u treguar se asgjë nuk ka mbaruar dhe se ekipi është gati për të luajtur një tjetër finale për të këtë sezon atë ndaj Elbasanit në shtëpi, takim në të cilin bardhekuqtë duhet të marrin pikët maksimale për të mos rrezikuar fundosjen në vendin e fundit të klasifikimit.

    RIKUPERIMET – Përtej situatës së pikëve dhe të ndeshjeve të fundit që shkuan një fazë pa fitore, ajo që sjell disi buzëqeshje në kampin bardhekuq është rikuperimi i dy pikave shumë të rëndësishme të ekipit siç janë kapiteni Prençi dhe mbrojtësi Albi Doka. Me Prençin që do të rikthehet nga minuta e parë në këtë takim Gjoka ka si qëllim që të forcojë repartin e prapavijës me një lojtar cilësor që i ka munguar korçarëve për disa javë.

    Nga ana tjetër e njëjta gjë mund të flitet edhe për Dokën. Cilësia dhe eksperienca e madhe e mbrojtësit tiranas pritet që të jetë një armë më shumë për trajnerin para ndeshjes së fundit të 2024 ndaj Elbasanit. Në kushte të tilla ditën e sotme pritet që Gjoka të provojë për herë të parë mënyrën se si do të luajë me këta lojtarë në fushë nëse do të tregohet sërish besnik i 4-3-3 apo mund të kalojë në një reshtim 3-5-2 për të pasur më shumë siguri në prapavijë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.