Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Endrit Braimllari njofton divorcin me PL: Dua të kontribuoj për PS-në! Reagon…

    Opinion January 14, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Endrit Braimllari njofton divorcin me PL: Dua të kontribuoj për PS-në! Reagon ashpër zëdhënësja e Metës: “Sufllaqexhi”, betoheshe për besnikëri por u konvertove në diversant

    Endrit Braimllari, në një reagim për BalkanWeb ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do të donte të kontribuonte në Partinë Socialiste dhe kampin e majtë. Ai njofton kështu divorcin përfundimtar me Partinë e Lirisë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do të krijohen hapësirat e nevojshme, do preferoja të kontribuoj në një forcë të majtë si PS. Angazhimin në këto vite në politikë e shoh si një mundësi për të mbështetur qytetarët. Nuk kam pasur oferta, e di që do ju duket çudi, por unë politikën e kam pasion dhe e shoh si një mundësi për të çuar përpara pasionin tim.

    Nuk e kam problem ta nis aty ku e fillova 19 vjet më parë, në qendrën e votimit. Unë politikën e shoh si një mundësi për të qenë sa më pranë njerëzve, si një mundësi interesi për ta. Në 19 vjet angazhim, ruaj momente shumë pozitive, ashtu siç dhe momente jo të mira, por që këto tani i përkasin të kaluarës. Tani duhet të shoh nga e ardhmja dhe në zgjedhjet e ardhshme janë dy kampe përballë, një i djathtë dhe një i majtë. Unë do preferoja të majtën”, tha ai.

    Ndërkohë ka reaguar Partia e Lirisë. Zëdhënësja e Ilir Metës, Jasmira Memelli, në një postim në rrjetet sociale, ka përdorur një gjuhë të ashpër duke e quajtur Brahimllarin si “sufllaqexhi”, ndërsa shton se ai është përdorur nga Rilindja.

    “Një përgjigje për “sufllaqexhiun” e grupit kriminal të SPAK-ut: “21 Nëntori”! Për herë të dhjetë në pak ditë, bashkëpunëtori i regjimit dhe i SPAK-u nga 21 nëntori 2023, Endrit Brahimllari, ka shpallur largimin nga Partia e Lirisë. E vërteta është se ky “sufllaqexhi” ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, prej 1 viti e gjysëm nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

    Shkak janë firmat e tij të paligjshme dhe të pamoralshme, si dhe marrja peng nga SPAK, bashkë me të disa afërm të tij. I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj.

    Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë.

    Duke i uruar biznesmenit më të ri Endrit Brahimllari, bashkëjetesë të suksesshme me “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, dhe sa më shumë të ardhura në biznesin e ri fitimprurës që ka hapur me lekët që ka vjedhur, i kujtojmë se ka për detyrim të paraqitet sa më parë pranë Partisë së Lirisë dhe të japë sqarime për parregullistë me financat që na la trashëgim, si dhe të dorëzojë mandatin e Këshilltarit që nuk i përket atij. Endriti e di shumë mirë që as në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte parë të bëhej deputet dhe të kryesonte listën e këshilltarëve bashkiakë!

    Ndaj bën mirë të kthejë mandatin e të vazhdojë të lëpijë andej nga është nisur!

    Endrit të presim të na kthesh edhe financiaren, sepse kaq detyrim para Partisë së Lirisë e ke!

    Zyra e Financës është e hapur nga ora 08:00, në pritje që të vish të japësh sqarime!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.