Talljet dhe denigrimi mes të rinjve vitet e fundit është bërë një nga problematikat më të mprehta mes të rinjve të shkollave, çfarë në shumë raste ka shkaktuar situata të rënda në radhët e të rinjve të cilët në shumë raste lëndojnë edhe veten.
Për Etleva Memia punonjëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, rastet jo vetëm janë shtuar por më së shumti janë në shkollat 9 vjeçare. Sipas saj krahas bullizimit është edhe përdorimi i armëve të ftohta.
“Në 2024 zyra e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve ka menaxhuar 33 raste të fëmijëve me probleme në sjellje, sociale, bullizim, ngacmime seksuale etj. Është një shifër e konsiderueshme, më dominante është dhuna që ata kanë ndër vete, përdorimi i biçakëve që ata i gjejnë lirshëm në treg dhe këto elementë i shohim shumë të zhvilluar në shkollat 9 vjeçare.
Ne kemi bashkëpunim me shërbimin psiko-social për parandalimin e rasteve, por ndikimi kryesor janë rrjetet sociale, ne i mëshojmë tik tokut gjithmonë, por është snapchati ai i cili i çon fëmijët në këto situata” – thotë Etleva Memia.
Ka raste të shumta kur fëmijët dëmtojnë veten me mjete prerëse pasi nuk ja dalin do ti bëjnë ballë presionit që shkaktohet nga bashkëmoshatarët apo rrjetet sociale, fenomeni vihet re si tek vajzat edhe tek djemtë. Por kush janë ata që bullizojnë?
“Kemi edhe fëmijë që vijnë nga familje shumë të rregullta të cilët përfshihen si pjesë e një grupi. Nga familje me probleme sociale të theksuara, ku njëri prind jeton jashtë dhe kanë humbur kontrollin, ka nëna që punojnë dhe nuk e kanë vëmendjen tek fëmija. Ka fëmijë që vijnë nga familje ku prindi është i alkoolizuar dhe këtë situatë fëmija e reflekton tek shokët dhe shoqet në shkollë.
Kemi pasur raste ku fëmijët dëmtojnë veten me mjete prerëse dhe kjo po bëhet shumë e shpeshtë si tek vajzat e tek djemtë. Ata janë të pazotë për të reaguar, mendojnë se nuk u dëgjohet fjala, kanë frikë se po ta shprehin problemin tek shërbimi psiko social do të ndihen të vegjël”, – tha Etleva Memia.
Por nëse kërkon ndihmë sigurisht që arrin dhe rezultate. Kjo 16 vjeçare 4 vite më parë u përball me sulme dhe denigrime të vazhdueshme në internet, ajo arriti deri atje sa tentoi vetvrasjen. Por ndryshe nga të tjerë ajo kërkoi ndihmë dhe foli, falë kësaj ja ka dalë të dalë nga bota e errët ku kishte rënë.
“Startoi duke më marrë fotot në rrjetet e mia sociale duke i shpërndarë shoqet që unë kisha besim të fortë me komente fyesi, denigruese në tik tok.
“Më pas kalova në një gjendje shumë të rëndë emocionalisht, hyra në një botë shumë të errët ku gjykoja veten se përse. Mendoja aktin më të rëndë, vedëmtimit ose vetvrasjes.
“Në fillim nuk doja më pas u shpreha me psikologen time Etleva Memia, isha në gjendje shumë të rëndë. Në fillim isha shumë kokëfortë për tu shprehur por më pas ja dola. U rebelova, fillimisht në familje, i kthehesha shumë keq mamit më pas në klasë. Bullizmi nuk shërohet lehtë, zgjati deri në 3-4 vite, sot jam shumë krenare, me besim të gurtë që smund të ma thyejë askush”- u shpreh 16 vjeçarja.
Për specialisten e fushës problemi i parë është familja pastaj vjen shkolla dhe shoqëria, ndaj puna më e madhe duhet të bëhet në familje me fëmijët.
“Gjithçka nis nga familja, ne kemi ligj shumë të mirë për mbrojtjen e fëmijëve, por duhet tiu tregojmë që kanë të drejta por edhe përgjegjsi.
“Ka prindër , ka nëna të cilat mundohet ta fshehin në sy të baballarëve, nuk tregojnë që fëmija pi duhan, ka probleme në sjellje, nul frekuenton shkollën etj. Sado nënan janë të rëndësishme ato ndikojnë edhe për të fshehur problemet e fëmijëve të tyre”.
16 vjeçarja e cila ja ka dalë të kalojë bullizmin ka një mesazh për të rinjtë si ajo.
“Ti themi jo bullizmit, të shprehemi që ta bëjmë shpirtin tonë të ndihemi më mirë dhe të mos lejojmë askënd të na uli, kemi institucione posaçërisht për këtë gjë”.
Konfliket me armë të ftohta mbeten po ashtu një problematikë ku në 4 vitet e fundit janë shënuar dhe menaxhuar nga njësia e fëmijëvr 26 raste të tilla.


