Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bledi Çomo/Të gjithë bashkë për Pogradecin

    Aktualitet March 14, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bledi Çomo ka shpërndarë një mesazh falënderimi pasi është zyrtarizuar si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit, duke premtuar përfaqësim të denjë për Pogradecin, Mokrën dhe Gorën në Kuvendin e Shqipërisë.

    “Falënderim dhe mirënjohje pa fund për besimin që më është dhënë për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit dhe për të qenë zëri i pogradecarëve, mokrarëve dhe gorarëve në Kuvendin e Shqipërisë,” – shprehet Çomo.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ai ka falënderuar kryeministrin Edi Rama, drejtuesin politik të qarkut Korçë, Niko Peleshi dhe kryetarin e Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë rrugëtimit të tij politik.

    “Ky kandidim nuk është një kërkesë për të çuar Bledin si individ në Parlament, por një mundësi për të përfaqësuar denjësisht Pogradecin dhe për të orientuar vëmendjen e qeverisë dhe ministrive drejt problemeve reale të komunitetit tonë,” – thekson ai.

    Çomo nënvizon se investimet e bëra në Pogradec dhe Mokrë gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste kanë sjellë ndryshime të mëdha në infrastrukturë, shërbime dhe turizëm. Ai zotohet se do të vijojë punën për të çuar Pogradecin në një fazë të re zhvillimi ekonomik dhe social.

    “Nga sot e deri në 11 maj, do të takohem me të gjithë ju për të folur për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet bërë më shumë. Kërkoj mbështetjen e të rinjve, fermerëve, biznesmenëve dhe të gjithë banorëve të zonës për të çuar Pogradecin atje ku meriton,” – përfundon ai.

    Reagimi i Bledi Çomos;

    Të gjithë bashkë për Pogradecin!

    Së pari dua të shpreh mirënjohjen time për besimin që mu dha për të kandiduar në zgjedhjet e 11 Majit e për të qenë zëri i pogradecarëve, mokrarëve, gorarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Dua të shpreh falenderimin tim për Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, drejtuesin politik të Korçës, Niko Peleshi dhe bashkëpuntorin e mirë e të palodhur, Kryetarin Ilir Xhakolli i cili gjithmonë më ka mbështetur në rrugëtimin tim politik.

    Dua të theksoj se ky kandidim nuk është një kërkesë për të çuar Bledin si individ në Parlament, unë mendoj se si pogradecar, të gjithë ne meritojmë të kemi në Kuvend njerëz që të përfaqësojnë denjësisht Pogradecin, e që të orientojnë vëmendjen e qeverisë e ministrive tek problemet reale që ka komuniteti ynë i madh.

    Pogradeci në kaq vite që qeveris Partia Socialiste ka pësuar ndryshime të mëdha, nga një qytet ku mungonin investimet bazike, vetëm në 6 vitet e fundit ka marrë investime sa për 30 vjet të marra sëbashku, kryesisht në infrastrukturë, shërbime, ujësjellsa, projekte në funksion të turizmit etj.

    Ashtu si Pogradeci edhe Mokra ka parë dorën e investimeve të cilat për hir të së vërtetës politika i detyrohej kësaj zone, e cila përfaqëson vlera të larta të historisë tonë lokale e kombëtare.

    Unë jam këtu që sëbashku me Ilirin si Kryetar Bashkie dhe gjithë kolegët e tjerë që do të dalin nga zgjedhjet e 11 Majit ta kalojmë Pogradecin në fazën përfundimtare, në atë të një qyteti të zhvilluar, duke forcuar ekonominë lokale, rritur edhe më tej shërbimet dhe duke mundësuar më shumë investime në funksion të zhvillimit turistik.

    Nga sot e në vazhdim deri në 11 Maj, do takohem me të gjithë ju, do flasim për çfarë kemi bërë e çfarë duhet bërë më shumë, Pogradeci, Mokra e Gora jan zona me banorë puntorë e fisnikë të cilët meritojnë përfaqësimin e duhur në Parlament!

    Sot, kërkoj mbështetjen e të rinjve si asete të domosdoshme për të nesërmen, fermerëve, biznesmenëve, profesioneve të lira dhe kujtdo që e ndjen se duhet të jemi bashkë për të promovuar vlerat turistike, kulturore, historike të Pogradecit e për ta çuar qytetin atje ku meriton.

    E ardhmja ndërtohet duke punuar me lodhje dhe sakrifica por kur mbështetja vjen nga bashkëqytetarët, ajo të jep forcë për të punuar edhe më shumë.

    Unë, Bledi Çomo si avokat në profesion, zotohem se ky mandat ka për të qenë një nga përfaqësimet më dinjitoze që do të bëj për banorët e vendlindjes time. Shqipëria është duke vrapuar pandalur drejt BE ndaj ne nuk duhet të ndalim në asnjë moment këtë vrap drejt #Shqipëria2030 për Pogradecin tonë, për Shqipërinë!
    Mirëutakofshim!

    Kush është Bledi Çomo?

    Bledi Çomo ka lindur më 22 qershor 1982 në Pogradec. Ai është jurist dhe avokat, me eksperiencë në drejtësi, menaxhim biznesi dhe administratë publike. Ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe menaxhim biznesi në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë.

    Karriera e tij përfshin pozicione kyçe si:
    ✅ Nënkryetar i Bashkisë Pogradec
    ✅ Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Korçë
    ✅ Administrator i Zyrës së Avokatisë Como & Friends Law Group

    Me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, Çomo synon të jetë një zë i fortë në Kuvend për zhvillimin e Pogradecit dhe interesat e banorëve të zonës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Deputetë djathtas kandidatë Kandidatë për deputetë Korçë kryesore pogradec Politikë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.