Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Arian Jaupllari, shembulli i një deputeti të denjë për komunitetin

    Politikë May 5, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    I ardhur nga radhët e profesionistëve që kanë ndërtuar karrierën mbi dije, përkushtim dhe ndershmëri, Arian Jaupllari është një përfaqësues i atyre vlerave që politika shqiptare ka nevojë urgjente t’i rikthejë në qendër të veprimit publik.

    Gjatë karrierës së tij të gjatë, Arian Jaupllari ka drejtuar institucione të rëndësishme, si Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë dhe Drejtoria e Politikave Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë.
    Përveç angazhimeve të tij profesionale, ai ka shërbyer si Kryetar i Komunës Moglicë dhe ka kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Fushata e tij nuk ka synim pushtetin, por shërbimin e ndershëm ndaj qytetarëve.

    Me një përvojë të vyer në fushën e shëndetësisë dhe bujqësisë, Arian Jaupllari sjell një perspektivë unike për të ndërlidhur nevojat e komunitetit me politikat konkrete për zhvillim.

    Në Shqipëri, ashtu si në shumë shtete të tjera, bujqësia përfaqëson një sektor të rëndësishëm për ekonominë, ku ligjet dhe politikat e zbatuara kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve, si dhe në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

    Në këtë kontekst, Arian Jaupllari, si negociator i Shqipërisë në Bruksel për Kapitullin 12 të negociatave me BE-në, ka një rol kyç në zhvillimin dhe përshtatjen e legjislacionit shqiptar në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.

    Ai nuk premton mrekulli, por përkushtim të përditshëm dhe bashkëpunim të ndershëm me çdo qytetar që kërkon dinjitet, punë dhe mundësi më të mira për jetesë.

    Korça ka nevojë për një përfaqësues që nuk flet vetëm në fushatë, por dëgjon gjithmonë.
    Ariani është gati ta marrë këtë përgjegjësi me përulësi, vendosmëri dhe dashuri për vendin.

    Angazhimi i tij i vazhdueshëm dhe përkushtimi ndaj komunitetit e kanë bërë një figurë të vlerësuar. Kjo ka çuar në përfshirjen e tij nga Partia Socialiste në listën e kandidatëve për deputet, si një njeri që përfaqëson me seriozitet interesat e qytetarëve dhe zhvillimin e qarkut Korçe.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Arjan Jaupllari deputet djathtas Kandidatë për deputetë maliq
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026

    Nertil Jole kërkon prani të përhershme të të zgjedhurve në Korçë

    September 8, 2026

    Arben Ahmetaj akuzon Ramën për projektet në shëndetësi

    September 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026

    Rezultatet e PISA 2025: Shqipëria mbetet nën mesataren e OECD

    September 9, 2026

    Konflikti në Shkodër: Humb jetën 24-vjeçari, dy të plagosur

    September 9, 2026

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026

    Aksident në unazën e Korçës, përplasen dy automjete

    September 8, 2026

    Nertil Jole kërkon prani të përhershme të të zgjedhurve në Korçë

    September 8, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.