Një aksident i rrezikshëm është shënuar në afërsi të hyrjes së qytetit të Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, ndërsa policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin T. D., 37 vjeç, banues në Korçë.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se fatmirësisht 37-vjeçari ka pësuar vetëm dëmtime të lehta. Megjithatë, ndaj tij është nisur procedim penal për drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme.
Po hetohet nëse shkak për aksidentin janë bërë shpejtësia tej normave apo ndonjë defekt teknik i mjetit.


