Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Artistët e vegjël të qytetit çelin ekspozitën në oborrin e Muzeut Kombëtar të Arsimit

    Aktualitet June 5, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një atmosferë të mbushur me ngjyra, emocion dhe krijimtari, u zhvillua në oborrin e Muzeut Kombëtar të Arsimit ekspozita e fëmijëve të kursit të pikturës, vizatimit dhe art&craft, pranë Qendrës Kulturore “Mihal Grameno”.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kjo ekspozitë, e cila përmbyll një vit të tërë pune dhe zhvillimi artistik, solli në sytë e publikut punimet plot fantazi, ngjyra dhe pasion të fëmijëve, dëshmi e një rruge të ndërtuar me dashuri për artin dhe për vetë shprehjen e lirë krijuese.

    Artistët e vegjël, të mbështetur nga instruktorët e tyre të përkushtuar, ndanë me prindërit, të ftuarit dhe dashamirësit e artit momentet e rritjes së tyre përmes krijimit. Për shumë prej tyre, kjo ishte hera e parë që prezantonin punën e tyre në një ekspozitë publike, duke përjetuar emocionet e një debutimi të paharrueshëm.

    Një falënderim i veçantë iu drejtua instruktoreve të kurseve, të cilët me durim dhe përkushtim kanë ndihmuar fëmijët të zhvillojnë jo vetëm aftësitë teknike, por edhe vetëbesimin dhe dashurinë për artin.

    Ky aktivitet kishte si synim jo vetëm të vlerësojë krijimtarinë individuale të fëmijëve, por edhe të ndërtojë ura frymëzimi mes brezit të ri dhe trashëgimisë kulturore, në një vend simbolik siç është Mësonjëtorja e Parë Shqipe.

    Ekspozita ishte e hapur për vizitorët, të cilët u bashkuan dhe u bënë pjesë e këtij rrugëtimi artistik të brezit të ardhshëm të krijuesve korçarë. Një aktivitet që tregon se e ardhmja e artit fillon që në vogëli, me laps, me ngjyrë dhe me zemër.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Artistet e vegjel Ekspozitë Muzeu i Arsimit Qendra Kulturore e Femijeve slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.