Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Shqipëria harron Serbinë, nesër luan ndaj Letonisë në transfertë

    Sport June 9, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shqipëria do të përballet nesër me Letoninë nga ora 20:45. Sfida do të jetë për raundin e katërt të Grupit K në kualifikueset e Botërorit 2026.

    Kombëtarja ndodhet në Letoni nga dita e djeshme, pikërisht pasi luajti ndeshjen me Serbinë ku barazoi pa gol. Trajneri brazilian foli pikërisht para transfertës që luhet nesër.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Ndeshja e dytë është gjithmonë më e vështirë për rikuperimim. Më e vështirë edhe për ringjalljen muskulore. Nuk e them vetëm unë, por shumë trajnerë, duhej një ditë më shumë por kjo është për të gjithë. E vështirë të kuptohet, sot kemi një stërvitje të lehtë një orë dhe sot në darkë, do flas me lojtarët dhe ndoshta nesër në mëngjes mund të rregullojmë diçka. Ne kemi një avantazh që thashë që pas Serbisë që kemi 22, 23, 24 lojtarë në krahë, në qendër, mesfushorë. Kemi më shumë mundësi me emra si Muçi, Uzuni, Berisha, Ramadani, Asani, Hoxha, Broja, Daku. Kjo na jep mundësi të punojmë me lojtarët e të shohim nesër, do ta shohim. Sa i përket Manajt, është me eksperiencë, një titullar i kësaj skuadre, unë e njoh që nga viti 2014, kur ishte djalosh te Interi. Ka shumë personalitet, nuk është problem. Ia thashë atij e të gjithëve që përgjegjësia e zgjedhjes ishte e imja. Kur stërviten i shoh si gjuajnë e çfarë bëjnë. Ai ka aftësitë, përgjegjësia nëse gjuan ai apo një tjetër është e imja.

    Futbolli ka presion dhe kur punohet me Kombëtaren edhe më shumë. Ne kemi bërë 3 ndeshje, mungojnë edhe 5, koha po kalon, nuk ka kohë, për ne dhe ata. Është gjithçka kështu, kështu bëmë kualifikueset e Europianit. Duhet të marrim sa më shumë pikë dhe ata mendojnë njëlloj, edhe për ata është ndeshje shumë e rëndësishme. A është vendimtare? Ndoshta po, ndoshta jo, por është shumë e rëndësishme për ne dhe ata. Mendojmë për veten dhe është. Mendoj se skuadra sot është shumë me eksperiencë se dy vite më parë. Sa i përket Letonisë, është një skuadër fizikisht shumë e fortë, ka lojtarë që kanë centimetra, vrapojnë mirë. Lojtarët e dinë, mund të luajë me disa sisteme me 3 në qendër. Të shohim. Është trajner shumë i mirë Nikolato, një italian dhe bën gjithçka me kodifikim, është e organizuar në fushë në të dy fazat, ka lojtarë të rëndësishëm. Në të majtën me 2-3 lojtarë mëngjërashë që të vënë në vështirësi, fizike dhe taktike.

    Kapiteni? Varet. Nëse luan një lojtar është ai, nëse jo, është një tjetër, kemi 2-3. Nuk e di, duhet ta shoh, e përsërit që e dyta është e vështirë, nuk është e drejtë se nuk mund të vendosësh në kushte optimale një lojtar pas 2 ditësh e gjysmë. Ndaj nuk mund të përgjigjem”, u shpreh Silvinjo.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Bledi Shkëmbi paraqitet në SPAK, ish-kapiteni i Skënderbeut zbulon arsyen

    December 23, 2025

    Nuk ka dyshime/ Skënderbeu konfirmohet kampion dimri

    December 22, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.