Shqipëria do të përballet sonte në orën 20:45 me Letoninë në Riga, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë ndarë mendjen për titullarët.
Shqipëria renditet në vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara. Letonia është në vendin e 3-të me 3 pikë.
Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.


