Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ylli brazilian Luís Felippe Guimarães Neto firmos me Skënderbeun

    Sport July 2, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Luís Felippe Guimarães Neto është emri më i ri që i bashkohet ekipit të volejbollit të Skënderbeut, duke sjellë një erë ndërkombëtare në parketin korçar. 24-vjeçari brazilian, me një gjatësi prej 2.01 metrash dhe që luan në rolin e seterit, mbërrin në Shqipëri pas një udhëtimi sportiv mbresëlënës në disa shtete.

    Historia e tij në volejboll ka nisur në vitin 2014 në qytetin e tij të lindjes në Brazil, ku si student nisi të merrej me këtë sport për argëtim. Por shumë shpejt, pasioni i tij u kthye në ambicie profesionale. Në vitin 2016, ai u zhvendos në kryeqytetin brazilian për të ndjekur studimet, duke e kombinuar me stërvitjen intensive në volejboll.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kontratën e tij të parë si profesionist e firmosi në vitin 2017 me një skuadër të kampionatit të të rinjve jashtë qytetit të tij. Që atëherë, karriera e Luís Felippe ka qenë në ngritje të vazhdueshme, falë disiplinës, punës së palodhur dhe dëshirës për t’u përmirësuar.

    Pasi ka luajtur disa sezone në ligën braziliane, në vitin 2023 ai kaloi kufijtë duke u transferuar fillimisht në Maqedoni, e më pas në Spanjë, ku fitoi përvoja të vlefshme që e kanë forcuar edhe më shumë si lojtar.

    Tani, aventura e re e pret në Shqipëri, me fanellën e Skënderbeut. Luís Felippe mbërrin në Korçë i motivuar dhe me synime të qarta: të japë maksimumin në çdo sfidë, të kontribuojë në suksesin e ekipit dhe të ndihmojë klubin të realizojë objektivat e tij sportive.

    Me afrimin e tij, Skënderbeu tregon qartë ambicien për të qenë mes pretendentëve kryesorë në sezonin e ri të volejbollit shqiptar.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Bledi Shkëmbi paraqitet në SPAK, ish-kapiteni i Skënderbeut zbulon arsyen

    December 23, 2025

    Nuk ka dyshime/ Skënderbeu konfirmohet kampion dimri

    December 22, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.