Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës. Rreth orës 18:50, në rrugën “Petraq Shomo”, shtetasi E. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon.
Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.


