Skuadra e volejbollit për femra e Skënderbeut ka hyrë fuqishëm në merkato, duke konfirmuar gjashtë afrime të reja dhe të rëndësishme në prag të sezonit 2025–2026. Lëvizjet e klubit korçar sinjalizojnë ambicie të mëdha dhe një objektiv të vetëm: fitimin e trofeve kombëtarë.
Në mesin e prurjeve spikat një emër me eksperiencë nga kampionati shqiptar, që sezonin e fundit ka qenë pjesë e Dinamos. Ajo pritet të sjellë lidership dhe stabilitet në fushë, duke ndihmuar ekipin në momentet vendimtare të sezonit.
Një tjetër prurje e rëndësishme vjen nga Greqia, ku një volejbolliste shqiptare ka spikatur me paraqitje shumë të mira dhe tashmë rikthehet në vend me objektiva të qarta për sukses.
Merkatoja e Skënderbeut ka shkuar edhe përtej kufijve: dy lojtare braziliane dhe një tjetër nga kampionati bjellorus janë zyrtarizuar si pjesë e ekipit, duke sjellë jo vetëm përvojë ndërkombëtare, por edhe një dimension të ri teknik dhe fizik për skuadrën.
Me këtë valë përforcimesh, drejtuesit e klubit nuk lënë vend për dilema: sezoni i ri do të jetë një betejë për tituj, me synimin për të kthyer Skënderbeun në një forcë dominuese të volejbollit shqiptar për femra.


