Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte në Dvoran të Korçës, ku vizitoi fabrikën e përpunimit “FRUTAL” Sh.p.k, e cila prej 22 vitesh operon në treg me përpunimin e produkteve bujqësore si mollë, kumbulla dhe qershi.

Kompania “FRUTAL”, e drejtuar nga Jorgo Braholli, është një ndër shembujt e bashkëpunimit të suksesshëm midis fermerëve dhe industrisë përpunuese, duke mbledhur prodhimet e zonës dhe duke i kthyer ato në produkte me vlerë të shtuar.

Ministri Salla vlerësoi rolin e sipërmarrjeve të tilla në forcimin e zinxhirit të vlerës bujqësore dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të një prej zonave më të njohura të pemtarisë në vend.



