Ekipi U.19 të Aston Villës është akomoduar prej ditës së hënë në hotelin “Turizëm Koçibelli”, në qendër të qytetit të Korçës, nën masa të forta sigurie. Një nga kushtet kryesore të vendosura nga drejtuesit e skuadrës angleze ka qenë që hoteli të mos priste asnjë klient tjetër gjatë qëndrimit të tyre.
Skuadra ka mbërritur në qytet e shoqëruar nga punonjës sigurie, ndërsa janë kërkuar edhe masa shtesë nga kompani sigurie lokale.
Sa i përket ushqimit, menuja është përzgjedhur nga vetë përfaqësuesit e Aston Villës, në përputhje me dietën e ekipit.
Sot, në orën 16:00, në stadiumin “Skënderbeu” do të zhvillohet ndeshja e parë e raundit të dytë të UEFA Youth League mes Skënderbeut U-19 dhe Aston Villës U-19, një përballje që premton spektakël dhe emocione.


