Nga 30 tetori deri më 2 nëntor, qielli mbi Korçë do të shndërrohet në një skenë të jashtëzakonshme fluturimesh, ngjyrash dhe emocionesh!
Garues nga vende të ndryshme të botës do të sfidojnë lartësitë, duke sjellë mbi qytetin tonë pamje spektakolare, fluturime paraglajdi, performanca ajrore dhe aktivitete për të gjitha moshat.
Ky event i madh do ta kthejë sërish Korçën në kryeqytetin e aventurës dhe turizmit aktiv, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj për të përjetuar një atmosferë të mbushur me energji, muzikë dhe argëtim.
Korça Open Air 2025 — një përvojë që nuk duhet humbur!


