Në Galerinë e Artit “Guri Madhi” u hap ekspozita “LIMITLESS”, një aktivitet kulturor që sjell energji të reja në jetën artistike të qytetit dhe mbështet talentet e rinj krijues.
Ekspozita, e cila do të jetë e hapur për publikun nga data 15 deri më 23 nëntor, ofron një udhëtim përmes një universi artistik të pakufizuar, ku ngjyrat, format dhe emocionet ndërthuren për të shprehur përjetime të thella dhe personale. Vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë një stil të lirë dhe të guximshëm, që reflekton botën e brendshme të artistes.
Bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës shprehin vlerësimin e tyre për Xhelsina Petritajn, duke e përgëzuar për krijimtarinë dhe përkushtimin në fushën e artit bashkëkohor.


