Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kamëz/ Ra në kontakt me tensionin e lartë, vdes 27-vjeçari

    September 1, 2026

    Flakët kërcënojnë banesat në Udënisht, digjen 2 hektarë kullotë

    September 1, 2026

    Gruri në Maliq mbetet stok, fermerët drejt falimentimit

    September 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gruri në Maliq mbetet stok, fermerët drejt falimentimit

    Ekonomi September 1, 2026
    Gruri në Maliq mbetet stok, fermerët drejt falimentimit
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prodhimi i grurit në Bashkinë e Maliqit ka mbetur tërësisht stok në magazina, duke sjellë humbje të mëdha për fermerët lokalë si pasojë e mungesës së tregut dhe çmimeve tejet të ulëta që nuk mbulojnë kostot e prodhimit.

    Në fshatin Rrëmbec, një nga zonat më të njohura për kultivimin e kësaj kulture, fermeri Fuat Orhan mban të bllokuar në magazinat e tij mbi 2 mijë kuintalë grurë të pashitur. Me një përvojë prej më shumë se 25 vitesh në bujqësi, ai tregon se këtë vit nuk ka arritur të shesë asnjë kilogram prodhim.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “U përkeqësua situata. Këtu janë mbi 2 mijë kuintalë. Me 28 dhe nuk ka kërkesë. Mendo qiratë e tokave, punimet bujqësore, naftën, nitratet me çmime marramendëse. Nuk ndien kënaqësi për punën që bën. Nafta me 220 lekë. A punohet me toka? E ndez dot zetorin?”, shprehet fermeri Fuat Orhan, duke vënë në dukje rritjen e papërballueshme të kostove të karburantit dhe inputeve bujqësore.

    Kosto të larta dhe mungesë blerësish në Orman

    Të njëjtën situatë të rëndë konfirmon edhe Jani Busha, një tjetër fermer nga fshati Orman. Ai thekson se gruri po grumbullohet nëpër magazina, por çmimi i ofruar aktualisht nuk arrin të mbulojë as shpenzimet minimale të investuara në tokë.

    “25-26, e grumbullojmë. Nuk i nxjerr shpenzimet. Nuk arrihen dot shpenzimet e grurit që i hedhim në tokë. Ku ta çosh? S’ka ardhur asnjë të pyesë. Nuk dimë ç’do bëhet. Sytë nga dielli po i mbajmë. Vit për vit ky është. Fermeri po falimenton”, thotë Jani Busha.

    Fermerët e zonës së Maliqit po përballen me një krizë të dyfishtë: nga njëra anë magazinat e tyre janë plot me grurë të pashitur, ndërsa nga ana tjetër kostot e inputeve bujqësore, karburantit dhe punimeve të tokës vazhdojnë të rriten. Prodhuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente shtetërore për të garantuar tregun dhe për të vendosur një çmim dysheme që mbulon shpenzimet, duke paralajmëruar se pa mbështetje, bujqësia në këtë qark po shkon drejt rrënimit të plotë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    bujqesia ne korce FB Posted fermeret ne maliq gruri stok kryesore rrembec slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kamëz/ Ra në kontakt me tensionin e lartë, vdes 27-vjeçari

    September 1, 2026

    Flakët kërcënojnë banesat në Udënisht, digjen 2 hektarë kullotë

    September 1, 2026

    Regjistrimet në Universitetin e Korçës, degët më të kërkuara

    September 1, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kamëz/ Ra në kontakt me tensionin e lartë, vdes 27-vjeçari

    September 1, 2026

    Flakët kërcënojnë banesat në Udënisht, digjen 2 hektarë kullotë

    September 1, 2026

    Gruri në Maliq mbetet stok, fermerët drejt falimentimit

    September 1, 2026

    Regjistrimet në Universitetin e Korçës, degët më të kërkuara

    September 1, 2026

    Universiteti i Korçës hap regjistrimet, rritet interesi për TI

    September 1, 2026

    Dy të rinj të arrestuar në Devoll me cannabis në automjet

    September 1, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Flakët kërcënojnë banesat në Udënisht, digjen 2 hektarë kullotë

    September 1, 2026

    Gruri në Maliq mbetet stok, fermerët drejt falimentimit

    September 1, 2026

    Regjistrimet në Universitetin e Korçës, degët më të kërkuara

    September 1, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Ardit Konomi vlerësohet për përvojën dhe integritetin në Korçë

    August 29, 2026

    Dëmtohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë të Korçës

    August 26, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.