Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar: Historia e shpëtimit të thesareve bizantine në Korçë

    September 1, 2026

    Këshilli Bashkiak Pogradec publikon vendimet dhe planet pyjore

    September 1, 2026

    Kamëz/ Ra në kontakt me tensionin e lartë, vdes 27-vjeçari

    September 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar: Historia e shpëtimit të thesareve bizantine në Korçë

    Kulturë September 1, 2026
    Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar: Historia e shpëtimit të thesareve bizantine në Korçë
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, i krijuar në vitin 1980, mban një nga koleksionet më të pasura të artit bizantin dhe postbizantin, si dhe objekteve të tjera joreligjioze. Fondi i tij numëron rreth 8000 objekte të punuara në ikona, gur, dru, copë dhe metale, të cilat dëshmojnë trashëgiminë kulturore dhe artistike të vendit.

    Historia e këtij muzeu lidhet ngushtë me përpjekjet për të shpëtuar këto pasuri gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Falë disa njerëzve të asaj kohe, të cilët arritën të mbronin një numër të madh ikonash nga shkatërrimi i ideologjisë komuniste, këto vepra arti mbijetuan. Gjatë kohës kur lufta kundër besimit dhe objekteve të kultit ishte intensive, muzeu u strehua nën kupolën e kishës “Burimi Jetëdhënës”, një nga kishat kryesore të qytetit të Korçës, duke siguruar kështu ruajtjen e vlerave historike dhe artistike.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Përtej funksionit fetar, këto ikona në dru dhe relieve në gur ofrojnë një dritare drejt artit figurativ të kultivuar ndër shekuj. Përmes tyre mund të zbulohen teknikat e përdorura, temat, detajet e jetës së përditshme, kostumet, si dhe shprehjet individuale të artistëve që lanë gjurmë në ikonografinë shqiptare dhe artin vizual.

    Prej vitit 2016, ky koleksion i pasur është vendosur në një ndërtesë të re bashkëkohore, e cila ofron parametrat e duhur për ekspozimin, konservimin dhe restaurimin e këtyre vlerave. Arkitektura moderne e ndërtesës së re është ndërthurur me ngjyrat bizantine, duke sjellë një eksperiencë të veçantë për vizitorët e sotëm që duan të njohin këtë trashëgimi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Ikonografi Kjo ditë në histori Korçë Muzeu i Artit Mesjetar slide trashëgimi kulturore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kamëz/ Ra në kontakt me tensionin e lartë, vdes 27-vjeçari

    September 1, 2026

    Flakët kërcënojnë banesat në Udënisht, digjen 2 hektarë kullotë

    September 1, 2026

    Gruri në Maliq mbetet stok, fermerët drejt falimentimit

    September 1, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar: Historia e shpëtimit të thesareve bizantine në Korçë

    September 1, 2026

    Këshilli Bashkiak Pogradec publikon vendimet dhe planet pyjore

    September 1, 2026

    Kamëz/ Ra në kontakt me tensionin e lartë, vdes 27-vjeçari

    September 1, 2026

    Flakët kërcënojnë banesat në Udënisht, digjen 2 hektarë kullotë

    September 1, 2026

    Gruri në Maliq mbetet stok, fermerët drejt falimentimit

    September 1, 2026

    Regjistrimet në Universitetin e Korçës, degët më të kërkuara

    September 1, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Flakët kërcënojnë banesat në Udënisht, digjen 2 hektarë kullotë

    September 1, 2026

    Gruri në Maliq mbetet stok, fermerët drejt falimentimit

    September 1, 2026

    Regjistrimet në Universitetin e Korçës, degët më të kërkuara

    September 1, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Ardit Konomi vlerësohet për përvojën dhe integritetin në Korçë

    August 29, 2026

    Dëmtohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë të Korçës

    August 26, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.