Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Pogradec: Diskutohet e diela ditë pushimi për bizneset

    September 5, 2026

    Pasuritë e Pogradecit tërheqin vizitorë në çdo stinë

    September 5, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Breshëri në Devoll shkatërron deri në 80% të fasules

    Devoll September 4, 2026
    Breshëri në Devoll shkatërron deri në 80% të fasules
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një stuhi e fortë breshëri e rënë një ditë më parë ka shkaktuar dëme të rënda në parcelat bujqësore të fshatrave Dobranj dhe Bracanj në bashkinë Devoll, ku sipas fermerëve vendas mbi 80% e prodhimit të fasules ka shkuar dëm. Reshjet intensive, të cilat zgjatën nga 30 deri në 40 minuta, e goditën prodhimin në fazën e tij të pjekjes, duke rënduar ndjeshëm situatën ekonomike të zonës.

    Dëmet e rënda në parcelat e Dobranjit

    Situata paraqitet tejet problematike në fshatin Dobranj, ku kultivimi i fasules përbën burimin kryesor të të ardhurave për banorët. Prodhuesit bujqësorë shprehen se stuhia ka asgjësuar të gjithë mundin e këtij sezoni.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Fermeri Bardhi Kaso tregon pasojat e menjëhershme të motit të keq në tokat e tij: Shumë dëm pati. Të gjithë fasulet i shuajti, i hodhi përdhe. Me prodhimet rrojmë ne. Te fasulet e kemi kokën.

    Për humbje të mëdha financiare flet edhe Ramadan Zyfi, i cili kultivon rreth 3 hektarë me fasule. Sipas llogaritjeve të tij, dëmtimi arrin në rreth 70% të sipërfaqes së ekspozuar jashtë. Kam 3 hektarë me fasule. Rendimenti ishte rreth 4 kuintalë për dynym, dy u dëmtuan. Rreth 20 kuintalë fasule, rreth 10 milionë lekë të vjetra, u shpreh ai.

    Sipërfaqet e goditura dhe verifikimi në terren

    Kryeplaku i Dobranjit, Petrika Zyfi, theksoi se sipërfaqja e prekur nga stuhia vlerësohet nga 300 deri në 400 dynymë. Ai sqaroi se goditja ndodhi në një moment kyç për bimën: Ra 40 minuta breshër. 80% e sipërfaqeve janë dëmtuar. Janë në fazën e pjekjes dhe i ka goditur. Unë kisha 15 dynymë, rreth 12 milionë lekë dëm.

    Pas raportimeve nga banorët, një grup pune nga Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Devoll doli në terren në Dobranj dhe Bracanj për të verifikuar e matur shkallën e dëmeve. Të dhënat e administruara nga ky inspektim do t’i përcillen Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor për procedurat e mëtejshme. Fermerët e Devollit janë përballur vazhdimisht vitet e fundit me goditje nga reshjet e breshërit, të cilat përveç fasules kanë prekur rregullisht edhe pemëtoret me mollë të rrethit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    breshëri në Devoll Bujqësia dobranj fasulja FB Posted kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Pasuritë e Pogradecit tërheqin vizitorë në çdo stinë

    September 5, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Pogradec: Diskutohet e diela ditë pushimi për bizneset

    September 5, 2026

    Pasuritë e Pogradecit tërheqin vizitorë në çdo stinë

    September 5, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026

    Inteligjenca Artificiale dhe arsimi: Si po ndryshon e ardhmja e punës

    September 5, 2026

    Protesta kundër qeverisë mbush 97 ditë, marshim në Tiranë

    September 5, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Pasuritë e Pogradecit tërheqin vizitorë në çdo stinë

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia pas vendimit të VAR-it

    September 5, 2026

    Skënderbeu mposhtet nga Egnatia, flet Julian Ahmataj

    September 4, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.