Instituti i Gjeoshkencës ka njoftuar se rreziku për përhapjen e zjarreve mbetet i lartë në disa qarqe të vendit, ndërkohë që qarku i Korçës renditet mes zonave të ekspozuara ndaj këtij fenomeni.
Sipas vlerësimit të këtij institucioni, për pasditen e së martës, 8 shtator, dhe ditën e mërkurë, 9 shtator, niveli i rrezikut “I LARTË” është parashikuar në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Fier.
Parashikimi thekson se kushtet për përhapjen e vatrave të zjarrit mbeten aktive gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme, çka kërkon vigjilencë të vazhdueshme në territoret e rrezikuara.
Foto ilustruese.


